Plani për resortin në Sazan/ Kryeministri Rama: Kemi nevojë për superluks, si shkretëtira për ujë

Në një prononcim të shkurtër për “Financial Times”, kryeministri Edi Rama, ka folur sa i takon planeve për Sazanin të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, në Shqipëri, i cili u shpreh se vendi ynë ka nevojë për luksin, ashtu si shkretëtira për ujë.

“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai ka bërë edhe dallimin nga projekti që i është propozuar Beogradit, projekt që ka nxitur edhe atje reagime të shumta.

Rama tha se ndryshe nga Serbia, ku plani u propozua nga ish-i Dërguari Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në vendin tonë, propozimi u bë nga vetë Kushner.

Kujtojmë se në ishullin e Sazanit, synohet ndërtimi i një projekti madhor ku përfshihet një resort luksi.


Shtuar 9.07.2024 13:45