Vuçiç: Kurti është i vetmi që kërkon luftë, “dëshiron të aktrojë në Ballkan si një Zelensky i vogël”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të dhënë në gazetën amerikane “New York Times” lidhur me armatosjen e Serbisë dhe afërsinë e saj me Rusinë

Vuçiç është shprehur se Kurti është i vetmi që dëshiron luftë.

Të premten në NYT u publikua një reagimi i Kurtit, në të cilin kishte thënë se “një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë”.

Kurti gjithashtu ka deklaruar se hapja e një fronti të ri në Ballkan do t’i mundësonte Serbisë që të përpiqet të pushtojë territorin me agresion.

Duke iu përgjigjur shkrimit, Vuçiçi në një konferencë për media akuzoi Kurtin se “vuan të veshë uniformën e të aktrojë si një Zelensky i vogël”.

“Siç po armatosen ata, në fakt po armatoset nga turqit nëpërmjet gjermanëve e amerikanëve shumë më tepër sesa unë dua, e shumë më pak sesa që ai do të dëshironte. E sa u përket atyre marrëzive të tij se kush dëshiron luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën e tij dëshiron që ta veshë uniformën dhe të shtiret në Ballkan si Zelensky i vogël”, ka thënë Vuçiçi.


Shtuar 5.07.2024 17:47