Prokuroria e Posaçme, u ka komunikuar akuzat zyrtarisht 3 drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qatos, Redi Mollës e Taulant Tushes.
Sipas burimeve, Mollës dhe Qatos, u është komunikuar për veprat penale korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa Tusha akuzohet për Shkelje të barazisë në tendera.
Burime nga SPAK, bëjnë të ditur se vijojnë hetimet pasi me komunikimin e akuzave nuk ka përfunduar ende faza hetimore për mbledhjen e fakteve dhe provave nga SPAK.
Për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë ,më 28 mars të këtij viti, GJKKO caktoi arrest në burg për, Redi Mollën, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë.
6 masa të tjera sigurie që miratuan gjithashtu nga gjykata ishin detyrim paraqitje, ku bëjnë pjesë ish-anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave.