Gjatë natës në Kamëz, janë përfshirë nga flakët disa dyqane. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Flakët përpinë dyqanet rreth orës 01:45 të 1 korrikut, ndërsa zjarrfikësja ka arritur që t’i shuajë rreth orës 03:00.
“Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.