Parashikimi i motit 30 Qershor 2024, temperatura deri në 35°C

Gjatë orëvë të paradites, territori Shqiptar do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta, do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë të ditës, të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale, duke u luhatur nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 35°C vlera më e lartë për- gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare, me shpejtësinë derti në 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.


Shtuar 30.06.2024 07:30