Luajti në të 3 sfidat, në Rumani elozhe Arlind Ajetit: Krenohemi me ty

Arlind Ajeti padiskutim ishte “surpriza” e Sylvinhos në formacionin e Euro 2024. Mbrojtësi ai doli më së miri të fitonte garën me Ardian Ismajlin dhe mori kështu fanellën e titullarit.

Ajeti luajti të plota të 3 ndeshjet, duke bërë paraqitje mjaft pozitive ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Për performancën e tij në Euro 2024 krenohen në Rumani.

CFR Cluj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i thur elozhe shqiptarit pas eliminimit nga Euro 2024.

“270 minuta në EURO 2024 për Kombëtaren Shqiptare, në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Arlind, krenohemi me ty!”, thuhet në postimin e skuadrës rumune.

View this post on Instagram

A post shared by FC CFR 1907 Cluj (@cfrclujofficial)


Shtuar 26.06.2024 15:57