Kallëzohen në KLP dy anëtarë të SPAK për falsifikim dokumentesh

Besnik Cani është paraqitur sot në prokurori ku ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj tij deri sa gjykata të shprehet për kallëzimi që ka bërë në SPAK për dy anëtarët e KPA Ardian Hajdari dhe Luan Daci me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Hajdarit dhe Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të shprehen në orën 12.

Prokurori Besnik Cani, anëtar i KLP, kërkon pezullimin e procesit të nisur ndaj tij ne KPA, shkalla e dytë e vetingut.

Përmes avokatit Eduard Halimi, Cani bëri me dije trupën gjykuese se ka depozituar një padi në Kushtetuese, ku kërkon verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të KPA të dy gjyqtarëve të çështjes, Artan Hajdari dhe Luan Daci.

Sipas Halimit, të dy, Hajdari e Daci nuk duhet të ishin zgjedhur si pjese e KPA.

Njëkohësisht avokati vuri në dijeni gjykatën se SPAK ka regjistruar një hetim për anëtarin Daci me akuzën e “falsifikimit”.

Në këto kushte, tha Halimi, kërkojmë pezullimin e procesit, derisa të shprehet Kushtetuesja mbi kërkesat tona, si edhe derisa çështja e nisur ndaj Dacit në SPAK, të përfundojë.


Shtuar 11.02.2020 09:59