Gjatë natës rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51-vjeç.
Si pasojë e flakëve, tre banesa të tjera ngjitur me të janë djegur.
Sipas informacioneve policore, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi:
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51- vjeç.
Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.
Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”.