I shënoi Kroacisë, Qazim Laçi “ngre peshë” tifozët: Pika na jep konfidencë për Spanjën, do tentojmë kualifikimin

Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë.

Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Pas ndeshjes foli për mikrofonin e Klan TV, autori i golit të parë për Shqipërinë, Qazim Laçi.

“Kështu si shkoi ndeshja, me golin e fundit dhe performanca jonë e meritonim të paktën 1 pikë. E meritojmë 100 përqind.

Jam shumë i lumtur. Më shumë ka rëndësi pika, do na japi konfidencë për Spanjën. Do të jetë shumë e vështirë. Pse jo të tentojmë vendin e dytë apo tretë”, u shpreh Laçi.


Shtuar 19.06.2024 17:20