Një takim kulturor, tejet i veçantë u organizua në Selitë të Mirditës, ku poetë artistë dhe intelektualë u kthyer atje ku kanë rrënjët për të promovuar turizmin malor.
E ndodhur 45km larg qytetit të Rrëshenit dhe mbi 800 metra mbi nivelin e detit, shpopullimi ka prekur masivisht fshatrat e Selitës, por kur të përfundojë rruga e Lures ka shpresa që situata do të ndryshojë. Zërave për investime në Selitë iu bashkua politikani Luan Rama, që ka jetuar në qytezen minerare të Kurbneshit gjatë diktaturës.
Të lidhura
None found
E rrethuar nga tri bjeshkë alpine dhe 5 monumente natyrore, kjo zonë është një mundësi e mirë eksplorimi për hiking dhe sporte te tjera. Turistët mund të vizitojnë pllajën karstike të Valmor-Didhes përbri lumit të Urakës dhe Kroin e bardhë me veti kurative.
