Pak minuta më parë, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të moshuari, është regjistruar në Durrës.
Sipas informacioneve, raportohet se në aksin rrugor Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja, ka përplasur për vdekje një të moshuar, ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.