Humbi jetën nga zjarri në Vlorë, ja kush është 70-vjeçari (EMRI)

Shpëtim Aliaj 70-vjeç, është personi që humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi banesa ku ai strehohej u përfshi nga flakët.

70-vjeçari ishte i divorcuar dhe herë pas here strehohej në banesën e braktisur në rrugën “Osman Haxhiu” në qytetin e Vlorës.

Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i zjarrit në banesë. Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 11.06.2024 23:26

Tags: