Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës, Flamur Noka: Sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe të bashkuar

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ia dha vulën e PD, Sali Berishës. Pas këtij vendimi, është ndalur të flasë për mediat, Flamur Noka, i cili tha se sot është një ditë e mirë për demokratët dhe një ditë e keqe për regjimin.

Flamur Noka: “Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët.

Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh.

E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD. Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin. Një opozitë e përcarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë.

Për çdo demokrat është kjo thirrje, vlen për çdo demokrat, e ka derën e PD-së të hapur dhe është i mirëpritur në shtëpinë e tij.

Ky është një vendim i formës së prerë me rekomandim të Gjykata e Lartë që e kanalizon plotësisht këtë çështje.

Kjo ditë nuk është për të festuar, por ditë e së vërtetës. Narko-regjimi është pengesa e vetme e udhëtimit të Shqipërisë në BE dhe ne duhet ta primë këtë betejë.

Në emër të gjithë kolegëve, thirrje demokratëve të kthehen në shtëpinë e tyre, sepse ka vend për të gjithë. I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar me regjimin, jo ata që janë shërbëtorë të regjimit”, shprehet Noka.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş