Jennifer Lopez dhe Ben Affleck prej kohësh përflitet se janë ndarë nga njëri-tjetri, teksa mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë kanë nisur edhe procesin e divorcit.
“Në këtë pikë, ata thjesht po bëjnë gjënë e tyre. Ata e nisën këtë marrëdhënie shumë optimiste dhe besonin se gjërat mund të ndryshonin, por nuk kanë ndryshuar”, tha burimi.
Gjatë fundjavës, media të shumta raportuan se çifti i vendosi kyçin rezidencës së tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, Kaliforni, vetëm një vit pasi e blenë pronën.