Berisha: Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje pa votën e diasporës dhe emigracionit

Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur në tubimin e mbrëmjes së sotme. Berisha teksa përmendi zgjedhjet europiane që vazhdojnë prej tre ditësh, iu bëri thirrje shqiptarëve në Europë të votojnë partitë e qendrës së djathtë.

Ai tha se i garanton shqiptarët jashtë kufijve se zgjedhjet e tjera nuk do zhvillohen pa votën e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre. Berisha u shpreh se Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje pa votën e diasporës dhe emigracionit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme për qëndresën tuaj epike.
Mirënjohje të pakufishme oratorëve të parlamentit të lirisë, që përcjellin çdo natë në votrat, mendjen dhe zemrat e shqiptarëve, të vërtetat e narkoshtetit, shtetit të drgoës dhe mafies.
Diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës.
Të dashur miq, sot përsëri dhe nesër në mbarë Europën vazhdojnë zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe institucionet e reja të BE.
Fati e ka sjellë që shqiptarët të jenë sot më shumë votues në Europë sesa në vendin e tyre.
Ndaj dhe unë i ftoj të gjithë anëtarët dhe mëbshtetësit e PD kudo që janë të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Në tërësi të votojnë për Forza Italia në vendin fqinj, Nea Demokracinë, CDU-në, të votojnë Partinë Popullore Austriake, të votojnë partitë e qendrës së djathtë në Kroaci, Slloveni dhe mbarë vendet e tjera.
I ftoj të votojnë kandidatët shqiptarë kudo që janë.
I ftoj të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët më të mirë që ata besojnë.
Le të votojnë për ne dhe për Shqipërinë, në emër tonë dhe të shqiptarëve.
Zoti i bekoftë!
I garantoj se në këtë vend zgjedhje të tjera nuk do zhvillohen pa votën e tyre, pa pjesëmarrjen e tyre.
Le të tmerrohet Edi Rama nga vota e tyre, por zgjedhje Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe emigracionit.


Shtuar 8.06.2024 20:41

Tags: