Petrit Vasili: Jeni bandë hajdutësh votash, Shqipëria narko-shtet, kjo nuk është shpifje

Ditën e sotme, në fjalën e tij në parlament, deputeti Petrit Vasili, shprehet se qeveria është një bandë hajdutësh. Vasili theksoi se që politika është e lidhur me krimin, dhe se këtë e kanë treguar një sërë operacionesh policore dhe nuk e thotë vetëm opozita.

Gjithashtu, Vasili thekson se; “Familjarë deputetësh, ish-deputetë janë përzier me drogë. Ku është shpifja këtu? Ne dëgjuam sesi vidhej vota, ku është shpifja? Jeni bandë hajdutësh votash”.

Petrit Vasili: Shqipëria narko shtet, kjo nuk është shpifje. Rama e takoi edhe McGonigalin dhe ai u dënua në SHBA. Një person që pastronte paratë e drogës të Sinaloas hynte e dilte nga Kryeministria. Shpifje janë këto? A është fakt që ka pasur drejtues policie, sipas asaj drejtësie “të re” që kemi, të cilët janë përzier me narko-trafikun?

Familjarë deputetësh, ish-deputetë janë përzier me drogë. Ku është shpifja këtu? Ne dëgjuam sesi vidhej vota, ku është shpifja? Jeni bandë hajdutësh votash. Metamorfoza e tregoi këtë gjë që politika është përzier me krimin. Shqipëria është bërë Kolumbia e Europës. Ka dallim madje, sepse atje ministra e funksionarë kanë dhënë jetën, janë përballur me drogën. Atje janë përballur, këtu i shërbejnë trafikut të lëndëve narkotike.


Shtuar 6.06.2024 13:42