500 euro për lejimin e kalimit të emigrantëve të paligjshëm drejt BE/ Gjykata lë në burg efektivin e Rinasit dhe pronarin e agjencisë turistike

Gjykata e Tiranë, ka lënë në burg efektivin e Rinasit, B. T., dhe pronarin e agjencisë turistike, E. S., të dyshuar si të përfshirë në një skemë ku lejonin kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt BE.

Gjithashtu, janë në fuqi masat e sigurisë “arrest shtëpie” për tre prej efektivëve të aeroportit të Rinasit dhe masën “detyrim paraqitje” për katër të tjerë.

Arrest me burg

B. T., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”

E. S., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

Arrest në shtëpi

Inspektor S. Xh., i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

E. M., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

Inspektor A. D., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

Detyrimi për t’u paraqitur

Inspektor Y. P., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor R. Sh., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor E. A., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor A. H., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor:

SKEMA

Bisedat telefonike të pronarit të agjencisë turistike të arrestuar për drogë çuan në zbardhjen e një skeme ku lejoheshin të kalonin përmes Aeroportit të Rinasit drejt BE të personave që e kishin të ndaluar.

E. S., i cili kishte në pronësi një agjenci për shitje biletash, u vendos në pranga për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokuroria e Tiranës pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.

Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sistemin TIMS, rezulton se E.S., kontaktonte me efektivin e aeroportit B. T., dhe i dërgonte të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjencinë e tij, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS nëse plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore me punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të parave

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B. T., jepte udhëzime mbi itinerarin e udhëtimit që duhet të kryente pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimeve tranzit drejt vendeve të Unionit

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (për persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.