Policia e Tiranës, ka vënë në pranga, djalin e ‘gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë’, Nehat Kullës.
Robert Kulla, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Paraprakisht, dyshohet se ka dhunuar njerkën e tij.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43-vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.’- njofton policia.
Robert Kulla, nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ai është arrestuar në shtator të 2016 si autor i dyshuar i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 9 gusht të 2016.
Në shtëpinë e Kullës, policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë. Prokuroria gjatë kësaj kohe, nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye kërkoi lirimin e tij disa ditë pas arrestimit.
Bashkë me Kullën u arrestuan Roland Liti dhe Alan Babameto.