Olsian Çela takim me ambasadorin e BE në Tiranë, ҫfarë u diskutua mes tyre

Ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm, Z. Olsian Çela dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Silvio Gonzato, u takuan  për të diskutuar mbi çështje që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e saj në procesin e integrimit.

Në takim u theksua rëndësia e ndjekjes me prioritet të rekomandimeve të BE-së, si dhe mbështetja që kjo e fundit mund të sigurojë për prokurorinë.

Në mënyrë të veçantë, nga ana e ambasadorit u sigurua mbështetja e delegacionit të BE-së në Shqipëri, për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve në prokurori.

Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu, shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme në disa nga prokuroritë dhe gjykatat në vend, si dhe mungesën e një perspektive të qartë për zgjidhjen e problemit.


Shtuar 31.05.2024 10:08