Mbappé njofton: Klubi im i ri do zyrtarizohet brenda pak ditësh

Është një sekret i hapur: Kylian Mbappé së shpejti do të jetë një lojtar i ri i Real Madridit.

Ditët e fundit fenomeni francez njoftoi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, lamtumirën e tij me Paris Saint-Germain.

Kontrata e ish-lojtarit të Monakos, në fakt është drejt skadimit dhe lojtari do të largohet nga Parisi si transferim i lirë.

Gjithashtu nuk është mister që klubi i tij i ardhshëm do të jetë Real Madrid.

Por kur do të zyrtarizohet nga Casa Blanca?

Vetë Mbappé u përgjigj, i kontaktuar nga mikrofonat e CNN: “Klubi im i radhës së shpejti do të zyrtarizohet, është çështje ditësh. Jam shumë i emocionuar, jam i lumtur. Duhet të presim vetëm disa ditë”.


Shtuar 29.05.2024 23:52

Tags: