Nëse më në fund keni marrë vendimin e rëndësishëm të jetoni vetëm, ka disa këshilla që duhet t’i ndiqni. Kjo përvojë duket kaq emocionuese, por ka edhe pakëz doza nervozizmi brenda, sidomos kur nuk e keni përjetuar më parë si eksperiencë dhe jeni pa përvojë.
Disa sugjerime janë:
1 – Bëni një buxhet
Edhe nëse jeni mësuar të menaxhoni financat tuaja, kostot mund të grumbullohen kur jetoni vetëm. Krijoni një buxhet realist për të gjitha shpenzimet tuaja që mund të përfshijë edhe blerjen e mobilieve të përdorura apo marrjen e pasword-it të Netflix-it nga vëllai apo motra juaj. Një kosto më pak apo jo?
2 – Krijoni një listë me numrat më të rëndësishëm
Në vend që të kërkoni gjithë kohës në google, krijoni në telefon një listë me numrat më të rëndësishëm për ju, që mund të jetë pronari i shtëpisë, një numër spitali, farmaci që keni aty afër etj.
3 – Jini të sjellshëm me fqinjët tuaj
Ruajtja e një ekuilibri në raportin me fqinjët ju ndihmon kur mund të jeni larg shtëpisë dhe fqinji/a mund t’ju ujisë lulet apo t’ju ndihmojë me hapjen e derës kur mbeteni jashtë.
4 – Zbukuroni ambientin me gjëra që ju bëjnë të lumtur
Mund të jetë një foto familjare, një objekt nga shtëpia e prindërve apo një pikturë si dhuratë nga i/e dashura…Thjesht, kujdesuni që të krijoni një ambient të qetë dhe të lumtur me gjëra që ju japin ndjesinë e kujtimeve të lezetshme.
5 – Mbani gjërat pastër
Një hapësirë e pastër është një hapësirë e lumtur, ndaj rezistojini tundimit për t’i lënë enët pa larë deri nesër apo pa sistemuar rrobat. Para se të shkoni në shtrat çdo natë, pesë minuta një kalim i shpejtë sistemi në shtëpi nuk është asnjëherë tepër.
6 – Qëndroni të sigurt
Të jetosh vetëm është e mrekullueshme. Por nëse nuk e keni bërë kurrë më parë, për të shuar çdo frikë, vendosni pajisje sigurie, kyçni derën etj.
7 – Furnizoni shtëpinë me elementet e ndihmës së shpejtë
Një kuti me ilaçe, me dezinfektues për plagët apo termometër janë vetëm disa nga gjërat që ju duhen sa herë jetoni vetëm.
8 – Praktikoni artin e gatimit për një person
Çelësi është të planifikoni që nga blerja e produkteve te mënyra e të gatuarit në sasi të vogël dhe vetëm për një person, në mënyrë që asnjë gramë ushqim të mos përfundojë në kosh.
9 – Takoni miqtë dhe njerëzit e familjes
Fakti që jetoni vetëm, nuk do të thotë të harroni njerëzit e tjerë nga familja te shoqëria. Programoni ditë të caktuara gjatë javës apo në fundjavë, një drekë jashtë qytetit, një kafe në një ambient të ri dhe do e shihni që do ndiheni shumë mirë me veten.
10 – Shijojeni të jetuarit vetëm
Pavarësisht sa zgjat, ju mund të mos keni më shans të jetoni vetëm, pasi mund të martoheni, të krijoni familje ose të riktheheni te prindërit për shkak të vështirësive. Ndaj, për aq sa zgjat thjesht shijojeni si përvojë!