28-vjeçari ra nga kati i shtatë i pallatit dhe humbi jetën, flasin kolegët: Kishte vetëm 20 minuta që kishte marrë turnin…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne, ku një 28-vjeçar humbi jetën aksidentalisht teksa po punonte në një kantier ndërtimi, në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

I riu ra nga lartësia e një pallati shtatë katësh.

Kolegët e tij që ishin në vendngjarje, kanë rrëfyer se 28-vjeçari kishte vetëm 20 minuta që kishte marrë turnin.

Në momentin e aksidentit fatal, i riu po mbushte disa kova me llaç në lartësinë e objektit.

Për këtë ngjarje të rëndë, është shoqëruar drejtuesi teknik i punimeve.

Sipas informacioneve, pallati ku ndodhi ngjarja nuk është i rrethuar sipas kushteve teknike.


Shtuar 27.05.2024 10:37