Qershitë e Fierit/ Fermerët e shesin 50 lekë/ kg, në treg përfundojnë pesëfish më lart

Drenova dhe Kasnica,  dy fshatra mjaft të njohur për prodhimin e qershive po këtë vit duket se kushtet e motit kanë ndikuar negativisht në rendimentin e prodhimit. Sasia është e pakët ndërsa në shumë raste prodhimi është  dëmtuar duke bërë që të mos shkojë në treg. Në veçanti në Kasnicë pjesë e Bashkisë Patos banorët thonë se për të dytin vit prodhimi është i papërfillshëm për shkak të faktorëve atmosferikë.

Ndonëse pak kilometra më tutje në fshatin Drenovë të Mallakastrës prodhimi është pak më i bollshëm, këtu problemi kryesor është mungesa e fuqisë punëtore për mbledhjen e qershive. Gjithashtu banorët thonë se edhe çmimi nuk është në nivelin e kërkuar. Prodhimin banorët e japin me 50 lekë kilogrami me shumicë ndërkohë që në treg shiten me 250 lekë kilogrami.

Të lidhura

None found

Nisur nga kjo situatë mjaft familje që sigurojnë të ardhura nga fruti i qershisë janë vënë në vështirësi. Ky është viti i dytë që prodhimi ka qenë i pakët, në nje zonë e cila njihet për shumë kohësh si prodhuesja kryesore e këtij fruti në Qarkun e Fierit.


Shtuar 25.05.2024 12:28