Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 54-vjeçarja shqiptare

Mbrëmjen e djeshme, është përplasur me makinë dhe vrarë një 56-vjeçare me origjinë shqiptare. Në makinë ka qenë një tjetër 35-vjeçare, e cila ka rezultuar negative në testin e alkoolit.

Detajet e asaj që ndodhi mbrëmë vonë:

Referuar rikonstruksioneve të para të rastit, mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident me vdekje në Fano në provincën e Pesaros.

Mësohet se ka humbur jetën një grua rreth 56-vjeçare me origjinë shqiptare. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në Via VI Strada në Bellocchi. Ora e aksidentit duket të jetë vonë në mbrëmje; pak pas orës 23:00, rreth orës 23:15 të mërkurën më 22 maj 2024.

Sipas asaj që u gjet, duket se gruaja ishte duke ecur në anën e djathtë të korsisë para përplasjes. Gruaja duket se është përplasur nga një makinë Smart.

Drejtuesi i kësaj të fundit mësohet të ketë qenë një grua rreth 35 vjeçe, gjithashtu banuese në Fano.

Gruaja duket se nuk ka arritur të ndalojë në kohë, duke e godeitur 56-vjeçaren. Përplasja ka qenë aq e dhunshme sa që zonja shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, drejtuesja e mjetit është ndalur menjëherë për të ofruar ndihmë. Për më tepër, ajo ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, e cila megjithatë do të kishte rezultuar e kotë.

Punonjësit e policisë rrugore të Caglit kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e aksidentit. Këta të fundit duket se kanë urdhëruar sekuestrimin e makinës Smart.


Shtuar 23.05.2024 15:42