Carlo Ancelotti premtoi të festonte titullin e fundit të Real Madridit në ligë me një puro dhe ai e bëri.
Në vitin 2022, italiani dhe katër lojtarët e Madridit krijuan një foto ikone pasi së bashku me Ancelottin ishin edhe Vini Jr, Eder Militao, David Alaba dhe Rodrygo.
Por këtë të diel, kur Reali po feston titullin e 36-të në histori të klubit kjo foto është rikrijuar nga Ancelotti dhe futbollistët e e lartëpërmendur.
Për dallim para dy viteve më parë, në foton e re është edhe mesfushori francez Eduardo Camavinga.
Foto në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë.
Los Blancos kanë fituar La Ligan, derisa janë në finale të Ligës së Kampionëve ku do të përballen me Borussia Dortmundin.
Real Madridi ka festuar gjatë ditës së sotme titullin e kampionit në sheshin Cibeles në kryeqytetin spanjoll Madrid.