Avioni rrëshket në pistë, 100 pasagjerë shkelin njëri-tjetrin nga paniku (FOTO&VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një aeroplan rus me 100 pasagjerë ka rrëshqitur në një pistë të akullt.

Avioni mbeti i shtrirë në aeroportin Usinsk në Komi, 1.200 milje në veri lindje të Moskës.

Boeing 737 i drejtuar nga Utair goditi së pari bishtin e pistës për shkak të problemeve me pajisjet e tij të uljes.

Asnjë nga 94 pasagjerët ose anëtarët e ekuipazhit nuk u plagosën, thanë autoritetet lokale, por një grua kërkoi ndihmë mjekësore, transmeton BBC.

“Avioni u ul në bishtin e tij,” i tha AFP një zëdhënës për degën lokale të ministrisë së emergjencave.

Përplasja ishte për shkak të erërave të forta dhe temperaturave që shkonin në minus 20 C duke përkeqësuar kushtet atmosferike.


Shtuar 9.02.2020 15:31