Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka shpallur lojtarin e ndeshjes Finlanda – Danimarka.
Edhe pse Finlanda fitoi ndeshjen minimalisht 1 me 0, çmimin si lojtari i ndeshjes e fitoi Christian Eriksen.
Eriksen gjatë pjesës së parë pësoi një sulm kardiak në zemër dhe u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt. Tani gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Për ta nderuar atë, UEFA sot e shpall si lojtar të ndeshjes.