Ecën 30 kilometra, bariu vlonjat që nuk pranon të dalë në “pension” (VIDEO)

Limet Limaj është 84 vjeç. Gjithë jetën është marrë me blegtori. Bariu nga Vranishti i Vlorës ngjit malet me entuziazmin e një të riu dhe pa shkop.

Jeta për të nuk ka qenë e lehtë, i operuar disa herë ai sot në moshën 84 vjeçare nuk ka ndërmend të braktisë malet duke ecur 30-40 km në ditë.

Megjithatë kjo punë nuk e ka bërë të pasur por pa stanin nuk jeton dot.

Bashkëshortja e tij Isate Limaj nuk e ndjek dot në mal. Ajo bashkë me njërin prej djemve e ndihmon të mjelë dhitë. me forcën e saj e ka kthyer rrëzën e malit në tokë bujqësore ku kultivon perime dhe fruta. me fjalë të thjeshta ajo tregon se përse natyra është gjithçka për ta. /tch

 


Shtuar 12.06.2021 22:30