Xi Jinping sot në Paris,vizita e parë në Europë pas pesë vitesh! Kërkon të reduktojë mosmarrëveshjet tregtare Kinë-BE

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin sot në Paris ku do të takohet me homologun francez Emmanuel Macron. Sipas mediave, ai pritet t’i bëjë presion Macron që të reduktojë mosmarrëveshjet tregtare midis Kinës e BE-së dhe ta bindë të përdorë ndikimin e tij me Rusinë në luftën në Ukrainë.

Asnjë nga objektivat nuk duket i lehtë, me vizitën e Xi që vjen ndërsa tensionet midis vendit të tij dhe BE-së mbi tregtinë janë përshkallëzuar.

Parisi po mbështet një hetim europian për eksportet e automjeteve elektrike nga Kina dhe në janar Pekini nisi një hetim për importet kryesisht nga Franca, një lëvizje që shihet gjerësisht si hakmarrje për hetimet europiane.

Kjo është vizita e parë e presidentit kinez në Europë që nga viti 2019 dhe pas Francës, ai do të vizitojë Serbinë dhe Hungarinë, dy vende që kanë mbajtur lidhje të ngushta me Moskën.


Shtuar 5.05.2024 12:59