Fatkeqësia në “Astroworld”/ Problemet ligjore të Travis nuk kanë përfunduar

Në vitin 2021, gjatë festivalit në të cilin morën pjesë 50,000 mbështetës të reperit Travis Scott, 10 fansa vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën pas një shpërthimi që ndodhi në vendngjarje.

Edhe pse Travis ka shpresuar që procesi gjyqësor i hapur për fatkeqësinë e vitit 2021 në festivalin e muzikës “Astroworld” të hidhej poshtë kjo gjë nuk do të ndodhë pasi në fillim të kësaj jave, 6 maj, reperi do të përballet me gjyqin e parë në çështjen gjyqësore, që lidhet me një rast vdekjeje të 23-vjeçares Madison Dubiski, e cila vdiq në “Astroworld”.

Shkaku zyrtar që shkaktoi vdekjen e disa personave në festival ishte asfiksia, që do të thotë se ata nuk mund të merrnin frymë për shkak të shtypjes në turmë, por avokatët e reperit kishin argumentuar se siguria e ngjarjes nuk ishte përgjegjësi e artistëve interpretues dhe argumentuan se ai nuk ishte përgjegjës.

Mirëpo këto deklarata të avokatëve të Travis janë hedhur poshtë, pasi pretendohet se ai injoroi urdhrat e organizatorëve të festivalit për të ndaluar koncertin kur kushtet po bëheshin të rrezikshme.


Shtuar 30.04.2024 13:27