Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike realaivisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në orët e mesditës zhvillim të vranësirave përgjatë relieveve malore aty ku dhe do të pasohen nga reshje shiu.
Dita e Diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.