Bilall Kasami nga Opozita Shqiptare VLEN tha se ata janë fitues të votave shqiptare e jo si BDI me vota të komuniteteve të tjera.
“BDI ka blerë vota e komuniteteve dhe shtresave të rrezikuara shoqërore. VLEN është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto rezultate nuk nxjerr deputetë shqiptarë. BDI me këto sjellje e humbi legjitimitetin politik të flas në emër të shqiptarëve. Prandaj më 8 maj ne do të fitojmë” tha Kasami, duke shtuar se do ta përmbysin rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
Ai tha se edhe ky rezultat po të përkthehet në numër të deputetëve është diferencë e vogël dhe me angazhimin e madh ata do ta kthejnë rezultatin.