Skandali i “Big Love”/ Fansja akuzon ‘BB’ se i ndryshuan banorin që zgjodhi

‘BBV3’ ka sjellë dhe këtë edicion ‘Big Love’ nëpërmjet të cilit banorët surprizohen me mesazhe që vijnë nga miq,familjarë apo edhe fansa.

Mirëpo së fundmi në rrjet po qarkullon një mesazh i cili ka nxjerrë ‘sheshit’ produksionin duke treguar se mesazhet e ardhura prej fansave ndryshohen nga produksioni dhe shfaqen për banorë të cilët mund të mos kenë lidhje me atë mesazh.

Mesazhi që po qarkullon në rrjet lidhet me një vajze e cila tregon se është fanse e Heidit por pretendon se produksioni mesazhin e saj për të ia ka dhënë Françeskës.

“Turp ky mesazh është dërguar nga ne për Heidi Bacin dhe ju e shisni sikur është për Françeskën.Turp që keni ndryshuar emrat.T’iu vijë turp.”-ka shkruar ajo.


Shtuar 24.04.2024 12:33