Kanye West: Në verë do të hap një studio pornografike me Mike Moz

Reperi Kanye West arrin të tronditë fansat sa herë që jep një intervistë dhe kjo javë nuk ka qenë ndryshe. West në një intervistë për TMZ të martën tha se po planifikon të hapë një studio të re pornografie nën emrin e kompanisë Yeezy, me ndihmën e Mike Moz.

Bashkëpunimi për krijimin e “Yeezy Porn”, sapo ka nisur. Moz është një veteran në industrinë e argëtimit për të rritur, me përvojë mbi një dekadë si producent. Ky projekt me reperin Kanye West e cila mund të nisë që në fillim të kësaj vere, vjen pas një kohe të gjatë pushimi në karrierën e tij.

Në vitin 2022, West shkroi në një postim tashmë të fshirë në Instagram se pornografia “shkatërroi” familjen e tij.

“Hollywood-i është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time. Instagram e promovon atë. Nuk do ta lejoj t’i ndodhë Northy-t dhe Chicago-s,” shkroi ai në atë kohë, për Page Six .

Shumë gjëra kanë ndryshuar nga atëherë dhe tani, duke përfshirë martesën e Ye me Bianca Censori , arkitekten 29-vjeçare, që ndodhi në një ceremoni sekrete në dhjetor 2022 . Ajo është fotografuar disa herë nga Ye dhe paparacët me veshje që kalojnë kufijtë e fjalës “zbulim”.


Shtuar 24.04.2024 11:48