“Humbet” Sylvinho, UEFA vendos për numrin e lojtarëve në listën e Europianit

UEFA ka vendosur parimisht që numri i lojtarëve në listën e grumbullimeve të Kombëtareve të jetë i përbërë prej 26 emrave.

Ky ndryshim u miratua nga qeveria europiane e futbollit pas kërkesës së shumë trajnerëve të Kombëtareve. Pas kalimit në Komitetin Ekzekutiv, ky vendim do të zyrtarizohet e të vihet në fuqi menjëherë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ishte kundër këtij ndryshimi duke preferuar të ketë vetëm 23 emra për të plotësuar.

Mbeten për t’u zbardhur detajet se si do të funksionojë lista e plotë në një ndeshje zyrtare, a do të jenë 23 lojtarë në pankinë dhe 3 në tribunë apo të gjithë të gatshëm në stol. Në kualifikuese ishte ajo e para.


Shtuar 23.04.2024 18:39