Mirlind Daku zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në suksesin 4-0 të Spartakut të Moskës ndaj Rubin Kazanit, edhe pse u aktivizua vetëm pas pushimit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati nevojë për vetëm 26 minuta për të vendosur firmën e tij në këtë takim. Daku shënoi golin e parë në minutën e 65-të, vetëm një minutë pasi hyri në fushë nga stoli në vend të Ugaldes.
Të lidhura
None found
Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, pra në minutën e 90-të, shqiptari u shfaq sërish në zonë dhe mposhti për herë të dytë ish-ekipin e tij, duke kompletuar dopietën personale.
Spartaku i Moskës mori tri pikët në një mënyrë spektakolare dhe tashmë renditet i treti me 23 pikë. Skuadra ka një pikë më pak se Zeniti i vendit të dytë dhe dy pikë larg kryesuesve të Dynamo Misk.
Pas këtyre dy golave, Mirlind Daku e çon në 5 numrin e golave të shënuar me fanellën e të kuqve.






