Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, reagon Rama: Lajm i mirë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se, është një lajm i mirë.

“LAJM I MIRË

Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, shkruan Rama.

Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 1 janar 2022 dhe do të shërbejnë deri në 31 dhjetor 2023. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia./albeu.com


Shtuar 11.06.2021 18:55