“Urdhri u dha nga Londra”, detaje nga arrestimi i 27-vjeçarit që vendosi tritol në një banesë në Vorë! Pronari konflikte në Angli për “shtëpi bari”

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 27 vjeçarit Oltion Çeça i cili akuzohet se në bashkëpunim me Ajet Dokun, ka vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e Elton Andreica Alias Muça në Vorë.

Mësohet se shkak për ngjarjen e ndodhur në 19 shkurt të këtij viti, janë bërë konfliktet pronari i banesës, ka pasur në Londër të Anglisë për aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit apo “shtëpive të barit”.

Dyshohet se autorët e ngjarjes, janë paguar nga Londra për të bërë të mundur vendosjen e lëndës plasëse në banesën e Elton Adreicës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa në kërkim është 27 vjeçari Ajet Doku, bashkëpunëtori i Oltion Çeçës në vendosjen e tritolit./albeu.com


Shtuar 19.04.2024 16:52