Camilla nuk ishte shkak për ndarjen / Ekspertja mbretërore tregon bisedën e fundit me Princeshë Dianën

Princeshë Diana dhe Mbreti Charles patën një nga ndarjet më të bujshme në historinë mbretërore, dhe sipas një eksperteje ajo rrëfeu pse martesa e tyre dështoi diku para vdekjes së saj tragjike në 1997. Ekspertja mbretërore pretendon se Camilla kishte një pjesë në të, por nuk ishte arsyeja e vetme

Autorja mbretërore Ingrid Seward foli për ‘The Sun’ për bisedat e gjata që Princesha Diana zhvilloi me të dhe duket se megjithëse Camila ishte pjesë e ekuacionit, nuk ishte kjo arsyeja e plotë e ndarjes.

Seward tha: Ajo e kishte këtë idenë e Camillës në kokën e saj gjatë gjithë kohës, ishte e fiksuar, por kur fola për herë të fundit me të, dhe solla ndërmend rastin e Camillës princesha më tha: “Oh, nuk ishte Camilla ajo që shkatërroi martesën tonë”.

Ekspertja vijoi duke cituar Dianën: “Ishin njerëzit rreth burrit tim”.

Autorja shtjelloi faktin se Dianës i është dashur të ishte shumë e fortë për të mbajtur një martesë mbretërore bashkë, forcë të cilën Princesha ja kishte konfirmuar se nuk e kishte.

Autorja mbretërore foli gjithashtu për mbretëreshën Camila. Ku së fundmi ajo ka marrë në dorë detyrat aktuale tani që Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer të prostatës dhe ka lënë mënjanë shumicën e angazhimeve të tij mbretërore për t’u përmirësuar.

Diana dhe Charles u ndanë në vitin 1992 dhe më pas i dhanë fund martesës së tyre me divorc në 1996.


Shtuar 17.04.2024 19:20