EMRI/ Tentoi të grabiste pikën e këmbimit valutor me pistoletë lodër, policia arreston 29-vjeçarin në Durrës

Është arrestuar nga policia një person i cili tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor në lagjen nr.1 të Durrësit. Burimet policore kanë bërë të ditur se shtetasi në fjalë është Erind Lubishta, 29 vjeç.

Në momentin e arrestimit, i riu kishte me vete edhe pistoletën lodër, që përdori gjatë tentativës së grabitjes.


Shtuar 12.04.2024 20:55