Berisha: Me betejën tuaj që tronditni themelet e diktaturës, ju jeni bërë ndërgjegjja e kombit

Sali Berisha, në fjaimin e mbajtur poshtë shtëpisë së tij tha se jehona ndërkombëtare e betejës tuaj pa kthim është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju fitimtarëve të vërtetë. Ju çlirimtarëve të kryeqytetit, të kombit dhe të vendit! Misionarëve të betejave pa kthim, mosbindjes civile. Ju mblidheni sonte këtu pasi ia dolët në një kohë rekord t’i tregoni Europës dhe botës fytyrën e Erion Velisë, bandës së tij me 12 hajdutë në bashki.

Është një arritje e madhe e shpirtit evropian të qytetarëve shqiptarë. Është dëshmi më e bukur, më madhështore e reagimit, e zemërimit, e revoltës të qytetarëve europianë.

Të qytetarëve me ideale të larta. Me betejën tuaj që tronditni themelet e diktaturës të bazuar në vjedhjen, krimin, drogën, ju jeni bërë ndërgjegjja e kombit. Jeni bërë ndërgjegjja demokratike e shqiptarëve. Jeni bërë zëdhënësit më të shkëlqyer, më besnikë të idealeve të tyre demokratike. Të interesave të tyre qytetare fisnike.


Shtuar 12.04.2024 20:45