Klubi bask Athletic Bilbao fitoi trofeun e parë pas 40 vitesh, pasi skuadra e Ernesto Valverdes mundi Mallorca me penallti në finalen e Kupës së Mbretit.
Një festë e madhe në rrugët e Bilbaos pasoi të enjten dhe të premten. Mediat e huaja raportojnë se më shumë se një milion njerëz erdhën për të festuar me klubin.
Njerëzit u liruan herët nga punët e tyre dhe studentët nga shkollat që të mund të merrnin pjesë në festën e trofeut.
Bilbao është një klub ku vetëm baskët luajnë, kështu që ata kanë një përzgjedhje shumë të kufizuar lojtarësh, por ata janë kryesisht gjithmonë në pjesën e sipërme të tabelës së ligës spanjolle dhe luftojnë për pozitat evropiane.
Interesant është fakti se në festë ka ardhur edhe futbollisti i Barcelonës, Inigo Martinez, i cili ka luajtur për Athletic Bilbaon më parë.
Ai drejtoi anijen e tij në një paradë në lumin Nervion, ndërsa për këtë gjë kishte marrë lejen e trajnerit Xavi Hernandez.
Për Athletic Bilbao, ky trofe është arritja më e madhe që nga viti 1984, kur klubi fitoi kurorën e dyfishtë.
Ajo gjeneratë fitoi titullin e tetë dhe gjithashtu të fundit kampion në historinë e klubit bask. /Telegrafi/
Athletic Bilbao Supporters Celebrating the Spanish Kings Cup.#YouCantBuyFans pic.twitter.com/IlVFmsSQqG
— KANAN (@ThaRealKanan) April 12, 2024
Athletic Club parade the Copa del Rey through Bilbao on a barge, "La Gabarra", after ending team's 40-year wait for a major trophy. 🏆
A majestic sight. 😍pic.twitter.com/5UX6u8qnyH
— Men in Blazers (@MenInBlazers) April 11, 2024