Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur dekreten për dhënien e amnistisë penale.
Dekreti i firmosur nga kreu i shtetit, vjen disa ditë pasi amnistia penale u miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, me 110 vota pro.
Kuvendi votoi të enjten e kaluar amendamentet e Gazment Bardhit për amnistinë penale, ndërsa rrëzoi amendamentet e deputeti Enkelejd Alibeajt.
Me 110 vota pro, 1 abstenim nga Ermonela Felaj dhe 1 kundër nga Agron Shehaj, miratimi i amnistisë penale do i japë lirinë 700 të dënuarve, ndërsa 400 të tjerë do përfitojnë ulje dënimi.
Gjatë votimit, ra në sy se Oerd Bylykbashi votoi pro amnistisë në parim, pro amendamenteve të Bardhit, por zgjodhi të mos e votojë në tërësi amnistinë.
Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.
Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të madhe sesa në variantin e parë.
Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.
Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove. Miratimi i amnistisë penale erdhi pas dakordësisë së arritur mes PS dhe grupit të Rithemelimit.