Zjarri në Peshtan të Fierit, policia shoqëron në komisariat 40-vjeçaren dhe bashkëshortin e saj

Një 40-vjeçare dhe bashkëshorti i saj janë shoqëruar nga policia në komisariat.

Sipas bluve, në fshatin Peshtanbregas në Fier, ka rënë zjarr në një tokë e cila ka qenë në pronësi të gruas me iniciale E.M.

Duke u favorizuar edhe nga era, ka marë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.

“Rreth orës 14:35, në tokën ne pronësi të shtetases E. M., 40 vjeçe, në fshatin Peshtanbregas, Fier, ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin.

Në komisariatin e Policisë Fier është shoqëruar shtetasja E. M., dhe bashkëshorti i saj, shtetasi J. M., për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit”, njofton policia.


Shtuar 31.03.2024 17:30

Tags: