Një burrë rreth të 60-tave u gjet në Teksas, East Travis County me plagë me armë zjarri pasi është qëlluar nga djali i tij 19 vjeçar. Pavarësisht tentativave për ta shpëtuar nuk ia doli dot duke ndërruar jetë në vendngjarje.
19-vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia
Zyra e Sherifit të Qarkut Travis thotë se ka marrë telefonata të shumta në 911 për një trazirë dhe të shtëna pranë një stacioni autobusi në Hog Eye Road.
Djali i tij, 19-vjeçari Quentyn Ervin-Davis, tashmë është akuzuar për vrasjen e tij.
Një urdhër kontrolli u ekzekutua brenda orëve të natës në shtëpinë e Daun Davis. Dhe autopsia u krye të hënën. Këto rezultate janë ende në pritje.