Episode të dhunës ndaj kafshëve në vendin tonë dhe keqtrajtimi ndaj tyre vijojnë të mbeten problematike.
Rasti i fundit është shënuar në Rrogozhinë ku një i moshuar ka dhunuar në mënyrë barbare një mace.
Në një video të postuar nga Jeta Osh Qef, i moshuari shihet ta lidhë macen me litarë dhe më pas e godet me një shkop.
Pas aktit të rëndë ai e fut kafshën në një qese.