Në miqësoren e dytë të muajit Mars, Shqipëria u mposht nga Suedia me rezultatin 1-0. Kjo ishte humbja e dytë në dy testet miqësore për kuqezinjtë, të cilët pak ditë më parë humbën ndaj Kilit me rezultatin 0-3.
Në lidhje me këto dy paraqitje, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, e ka cilësuar duelin ndaj Suedisë, si një paraqitje më e mirë se ndaj Kilit.
Reagimi i Dukës:
“Sot ndaj Suedisë kombëtarja bëri një paraqitje më të mirë se sa ndaj Kilit. Impenjimi që treguan lojtarët në fushë ishte i kënaqshëm, mbase duhet të ishim pak më shumë agresivë. Këto dy ndeshje na kanë shërbyer shumë për të kuptuar se vetëm me punë, impenjim e shumë sakrifica mund të kemi rezultate më të mira dhe të rritemi. Tani duhet të fokusohemi te finalet e Euro 2024, të përgatitemi sa më mirë për të bërë një turne të paharrueshëm“, shkruan ai.