Milani i bashkohet Juventusit në garën për lojtarin që Man Utd po synon ta heq qafe

Manchester United nuk do të aktivizojë klauzolën e blerjes për Sofyan Amrabat nga Fiorentina, por ai mund të rikthehet në Serie A për të luajtur në njërën prej Milan ose Juventus.

Amrabat bëri kalimin në Angli në formë huazimi për nëntë milionë euro gjatë verës, ku aty ishte përfshirë edhe opsioni për blerjen përfundimtarë të kartonit të tij për 20 milionë euro plus pesë milionë shtesa.

Në ato pak minuta që ai ka marrë në ‘Old Trafford’ këtë sezon, reprezentuesi maroken është përdorur jashtë pozicionit të tij, madje edhe si mbrojtës i majtë, duke mos arritur që të impresionojë mjaftueshëm sa për t’i bindur drejtuesit e klubit që ta blejnë atë.

Është raportuar gjerësisht se Man Utd nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes, por as Fiorentina nuk po synon që ta mbajë atë në ekip pas rikthimit.

Juventusi tashmë është lidhur me një transferim të Amrabatit, por Tuttosport sugjeron se tani edhe Milani është futur në garë për shërbimet e tij.

‘Rossonerët’ janë vënë në kërkim të një mesfushori i cili mund të jap kontribut në fazën defanzive për Stefano Piolin.

Alternativat e tjera për këtë rol nëse dështon transferimi i Amrabat janë Ëalace (Udinese) dhe Renato Veiga (Basel). /Telegrafi/


Shtuar 23.03.2024 22:11