Sergio Ramos ka ndryshuar mendje. Kapiteni i Real Madridit, befasisht ka vendosur të qëndrojë te “Los Blancos” duke pranuar ofertën që kishte në tavolinë para 6-muajve.
Real Madrid i kishte ofruar mundësinë e rinovimit për një vit me zbritje page prej 10 për qind, ofertë të cilën fillimisht Ramos e refuzoi duke kërkuar rinovim për dy ose më shumë vite. Sidoqoftë, situata ka ndryshuar menjëherë me bordin që ka biseduar sërish me lojtarin dhe e kanë bindur që të pranojë rinovimin e kontratës, njësoi si Luka Modric.
“Marca”, raporton se Ramos tani do qëndrojë edhe për një vit në “Santiago Bernabeu”, duke pasur zbritje të pagës për 10 %.