Shaip Kamberi votoi në vendlindjen e tij, në Tërnoc të Preshevës. Ai kryeson listën “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet që po zhvillohen sot në Serbi.
Pas votimit, Kamberi u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
Të lidhura
None found
“Ne e kemi përfunduar pjesën tonë të përgatitjeve për zgjedhjet dhe unë sapo e përmbusha detyrën time si qytetar. Pres që qytetarët, banorët e Tërnocit dhe të gjithë Luginës së Preshevës, ta shfrytëzojnë masivisht të drejtën e votës. Kjo është një e drejtë demokratike që askush nuk mund ta cenojë. Pjesëmarrja në zgjedhje dhe përmbushja e kësaj detyre është obligim moral, kombëtar dhe politik”, tha Kamberi.
Në Preshevë, deri në orën 10:00 kishin votuar 1090 qytetarë, që përbëjnë 2.5 për qind të popullatës rezidente.
Trupat e OSBE-së ishin të pranishme gjatë ditës në qendrat e votimit në Preshevë, ku monitoruan procesin.
Në mandatin e kaluar, Kamberi shërbeu si deputet në Kuvendin e Serbisë.






